Tërhiqet PS: Le ta prekim hartën. Denaj: Të hapur për ndryshimin e qarqeve

Socilalistët janë tërhequr nga refuzimi për të prekur hartën territoriale, pasi grupi socialist po negocion me dyer të mbyllura me demokratët e Alibeaj që të ndryshojnë numrin e bashkive. Bashkëdrejtuesja e komisionit të reformës terriotirale tregon për RTV ORA se PS është e hapur për të diskutuar por ajo thotë që nuk do t’i pranojë PD një numër të lartë njësish vendore.

Socialistët dhe demokratët e Enkelejd Alibeaj, po negociojnë për ndryshimin e hartës terriotoriale, madje për këtë arsye në konsensus në konferencën e kryetarëve u vendos që afati i punës së komisionit të posaçëm të shtyhet me 21 ditë.

Socialistja Anila Denaj e cila bashkëdrejton këtë komision shprehet se mazhoranca është e hapur për të gjetur një zgjidhje të mesme, pasi sipas saj numri i bashkive të bërë publike nga opozita është ambicioze.

Anila Denaj: Ne sot dëgjojmë opozitën që flet për 92, 96, 6 rajone por mbi çfarë baze, sigurisht i përjashtojmë propozimet në numra 96, 92 që artikulohen po varet se sa. Nëse kriteret tregojnë që kanë nevoj për një apo dy bashki dhe është vërtetë fakt që kjo do të ndodh, atëhere sigurisht çështja është në raport kohe më e lehtë për të dhënë përgjigje.

Në kushtet që palët janë ulur për të gjetur një zgjidhje politike, Anila Denaj thotë që është ende herët për të thënë sesa bashki do t’i tolerojë PS Enkelejd Alibeaj.

Anila Denaj: Ne jemi të gjithë me xhaket politike, propozime të pabazuar në kritere ngelen politike.

Ndërkohë dëshira politike e dy grupeve politike për të shkrirë qarqet mund të mbetet thjesht një rekomandim për t’u analizuar në një kohë më të gjatë, pasi për të bërë këtë lëvizje do të duhet të ndryshohet Kushtetuta me 94 vota.

Anila Denaj: Tek çështja e qarqeve themi po, të ulen më gjatë ekspertët të shikojnë se si harmonizimi dhe kompetencat të sjellin përmirësime. Ne nuk mundemi as në kaq pak kohë të themi po janë kaq qarqe, sepse unë i ngelem përsëri të njëjtit argument. Çdo numër është derivat i baze teknike kriteri.

Tërhiqet PS: Le ta prekim hartën. Denaj: Të hapur për

Me 30 shtator Komisioni i Reformës Territoriale do të dëgjojë propozimin e ekspertëve të PD për ta çuar numrin e bashkive në 92 njësi vendore dhe 6 rajone.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.