Shkarkohet Gledis Nano, Oljan Kanushi në krye të SHISH. Shkarkohen dhe Ardi Veliu e Dallëndyshe Bici
Gledis Nano nuk do të jëtë më drejtori i Policisë së Shtetit, pasi qeveria e Edi Ramës mendon se përformanca e tij në krye të kësaj strukture nuk ka qënë në nivel të kënaqshëm.
Si përgjigje për ngjarjet e fundit kriminale këshilli i ministrave ka menduar të bëjë “kurban” Nanon duke e vlerësuar të dobët menaxhimin e uniformave blu përballë krimit.
Bledi Çuçi deklaroi sot (31 gusht): Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë që lidhet me mospërmbushje të objektivave dhe me situatën e krijuar muajt e fundit që kërkon menaxhim më të fort dhe efikas të policisë së shtetit
Ministri i Brendshëm Blendi Çuci sëbashku me Kryeministrin Edi Rama janë vënë në kërkim të një emri të ri për të arritur pritshmëritë e tyre në një moment të rëndëshishëm politik, në prag të nisjes së përgatitjes për zgjedhjet vendore.
Ndërsa Nano nuk arriti të fitonte “luftën” as me krimin dhe as me qeverinë, Çuçi ka patur më shumë fat politik, ka arritur ta bindë shefin e tij se ende nuk ka ardhur momenti për t’u vënë në pikëpyetje posti i i tij.
Bledi Çuçi: "Deri tani Këshilli i Ministrave, qeveria ka menduar se ndryshimi i menaxhimit përmes shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është masë efikase.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk ndan të njëtin mendim me Ramën dhe Çucin përsa i përket Gledis Nanos, përkundrazi diplomatja ka shprehur vlerësimin e SHBA-së për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit duke e cilësuar si një partneritet të fortë.
"Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm" deklaronte Nano pak kohë më parë.
Nëndrejtor i SHISH këshilltari i tij
Në një tjetër institucion të rëndësisë së veçantë, Edi Rama ka bërë ndryshime të rëndësishme, duke emëruar si nëndrejtor të SHISH këshilltarin e tij, Oljan Kanushi.
Në mungesë të Helidon Bendos i cili prej muajsh nuk ndodhet në Shqipëri, Kanushi do të drejtojë punën e Shërbimit Informativ, në një moment delikat për Shqipëinë, pasi pas sulmeve kibernetike ndaj AKSHI dhe portaleve të tjera qeveritare sipas kryeministrit janë dy shtete.
Në nisje të sezonit të ri politik, këshilli i ministrave ka vendosur të strukturojë edhe dikasteret ministrore në bazë të nevojave të qeverisë. Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici janë në pritje të emërimeve të reja pas shkarkimit të tyre nga posti i zëvendesministrave
