Shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Nano nuk pranoi të japë dorëheqje

Ditën e sotme në komunikatën e mbajtur për media nga Ministri i Punëve të Brendshme pas mbledhjes së qeverisë u njoftua shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.

Çuçi u shpreh se është shkarkuar për "mospërmbushje të objektivave"  

Sakaq mësohet se Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqje ndaj është dashur dhe mbledhja e qeverisë për të vëndosur shkarkimin e tij, raporton gazetari i Ora News Edison Vatnikaj.

Ngjarjet e fundit, krimet me familje dhe ngjarjet kriminale të pazbuluara, mospërmbushja e objektivave ka sjellë dhe shkarkimin e Nanos.

Shkarkimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano u shkarkua sot (31 gusht 2022) nga detyra ku u emërua 10 muaj më parë pas dorëheqjes së Ardi Veliut

Dy orë pasi u zyrtarizua shkarkimi, ambasada e SHBA-së përmes një postimi në twitter tha se  Nano ishte "parnter i fortë i SHBA-së. Përkohësisht do të zëvendësohet nga Tonin Vocaj.


KLIKONI PER TU INFORMUAR PER TE GJITHA ZHVILLIMET
 
NE PERDITESIM/ Shkarkohet Gledis Nano. E zëvendëson përkohësisht Tonin Vocaj