Kompleksi ‘Partizani’, Balla përfundon dëshminë në SPAK: Ishte bërë punë, drejtësia e re do i shkojë deri në fund çështjes

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, ku dhe ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Në një deklaratë për mediat Balla tha se shpreson që drejtësia e re do i shkojë deri në fund kësaj çështje, ndërsa thotë se ai personalisht nuk do të heqë dorë. 

Balla bëri me dije se sot në SPAK ka depozituar dekumente të tjera. 

Taulant Balla: Mendoj se për drejtësinë që kjo çështje është shumë e qartë dhe shpresoj që drejtësia e re do i shkojë kësaj çështje deri në fund. As s’kam hequr dorë dhe as kam për të hequr dorë në lidhje me këtë çështje.

Sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumente. Vlerësoj që SPKA ka ecur mjaft mirë në hetimin  e kësaj çështje.

Kallëzimin tim e dini mirë. Në krye është ai që ka qenë Kryeministri i Shqipërisë në atë kohë dhe familjarë të tij, që në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm kanë përvetësuar një pronë. Aty ka plotë element, siç është falsifikimi dhe elementë të tjerë si këto.

Kuptova se punë në SPAK ishte bërë.

Balla është thirrur për të dëshmuar çfarë informacionesh disponon për çështjen “Partizani”.

Ky kallëzim është bërë nga vetë Balla për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh.

Nëpërmjet kësaj padie Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e  Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.