Sarandë/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet te Trauma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 16:01
Një fëmijë në moshën 4-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh, Sarandë, ndërkohë i mituri është dërguar te spitali i Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
“Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në fshatin Berdenesh, Sarandë. Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.”- njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
