Me Metën ikën edhe Panariti nga presidenca, ja kush është drejtori i ri i Kabinetit të Presidentit

Ish-drejtori i Kabinetit të ish-Presidentit Meta, Edmond Panariti ka njoftuar se Eduard Seitaj do të jetë zëvendësi i tij në këtë post.

Lajmi është bërë vetë nga Panariti përmes një postimi në Facebook ku shpreh edhe falënderimin e tij për ish-presidentin Meta.

Panariti: Pas një viti e gjysëm Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta.

Eduart Seitaj ka punuar si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto.