Vrasjet në Elbasan, Nuredin Dumani seancë ballafaqimi me Erion Alibej

Ora News mëson se mes Nuredin Dumanit dhe Erion Alibej po zhvillohet një seancë ballafaqimi në lidhje me vrasjet dhe krimet e tjera të ndodhura në Elbasan.

Ka dyshime se Dumani është kontraktuar nga 34-vjeçari për të kryer ekzekutimin në shenjë hakmarrjeje. Erjon Alibej është emër i njohur për autoritetet, pasi u arrestua në Itali së bashku me vëllain e tij Endrit Alibej për trafik të lëndëvë narkotike.

Por, në dhjetor të 2018-s, Endrit Alibej mbeti i vrarë së bashku me xhaxhain e tij, edhe kjo ngjarje për të cilën dyshohet se është i përfshirë sërish Talo Çela. 

Në dosjen hetimore, të siguruar nga “Ora News”, bie në sy se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Dhe për të fituar këtë luftë, nuk kursenin asgjë nga financat e vetë që arrinin të fitonin nga trafikimi i kokainës.

Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro.

Vetë Dumani, ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.