Matlija: Problem paketa e reformës në drejtësi, nëse shkatërrohen gjykata, avokatët ngelin pa punë

Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Dorjan Matlija u shpreh se me çështjen e hartës së re gjyqësore nuk do të reflektohet nëse nuk ka presion.

Ai tha se me këtë gjë avokatët dhe qytetarët dalin të dëmtuar, dhe shtoi se problemi është në gjithë paketën e reformës në drejtësi.

Matlija: Është provuar se çfarë janë bërë konsultime në Kuvend kanë qenë më efektive, se sa ato që janë bërë në zyrat e ministrive dhe ekzekutivit. Nuk funksionojnë. Nuk do të reflektojë njeri me kaq presion sa po bëhet.

Për mua kjo kërkon përshkallëzim dhe ndërgjegjësim të të gjithëve. Qytetarët janë dëmtuar, por edhe avokatët po ashtu. Unë e shoh problemin te gjithë paketa e reformës në drejtësi. Unë si avokat i zgjidh problemet me gjykatën dhe nëse e shkatërron gjykatën ne na lë pa punë si avokatë.