Tragjike/ Tiranë, Makina gjendet në fundin e rezervuarit të Çekrezit, Polumbarët nxjerrin trupat e dy të rinjve
Dy të rinj humbën jetën pasi mjeti me të cilin po udhëtonin përfundoi brenda rezervuarit të Çekrezës, Tiranë. Aksidenti ka ndodhur një natë më parë por raportimi në polici është kryer sot në mëngjes (17 qershor 2022) nga roja i rezervuarit.
Ora 15:29 Aksidenti tragjik në Çekrezë/ Erjoni dhe Dorina tentuan të thyenin xhamin e makinës të shpëtonin
Erjon Muça 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20 vjeçe po lëviznin me një makinë tip Ford teksa për një moment makina humbi drejtimin dukë përfunduar në rezervuarin e Çekrezës.
Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 16 qershorit 2022, ndërsa vetem sot në mëngjes (17 qershor 2022) është raportuar për mbytjen e automjetit me dy personat brenda. Ka qenë roja e rezervuarit ai që ka konstatuar fillimisht një makinë të përmbysur e ndërsa rastin e ka referuan në polici.
Policia sapo ka kryer verifikimet ka kërkuar edhe ndihmën e polumbarëve të RENEA të cilët kanë konstatuar se brenda mjeteti Ford ndodheshin 2 të rinjtë që më pas u identifikuan se ishin Erjon Muca dhe Dorina Gjokgjinaj.
Sipas burimeve ata janë gjetur në pjesën e bagazhit të makinës në tentativë për të thyer xhamin më qëllim daljën nga rezervuari, por pa rezultat.
Të njejtat burime shtojnë se Erjon Muça është banor i fshatit Kasallë e ndërsa 20 vjeçarja jetonte në Lezhë.
Ora 11:01 Trupat u gjetën në makinën e fundosur në rezervuarin e Çekrezës, emri i djalit dhe vajzës që humbën jetën
Ora News mëson emrat e dy të rinjve që humbën jetën sot pasi trupat e pajetë të tyre u gjetën në një makinë të fundosur në rezervuarin e Çekrezit.
Ata janë Erjon Muca, 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.
Ora 10:45 Makina në fund të rezervuarit të Çekrezit, dy të vdekur: Një djalë e një vajzë
Trupat e dy të rinjve, një djalë dhe një vajzë të moshës 22 dhe 20 vjeç janë gjetur të vdekur brenda në makinën që kishte përfunduar në fund të Rezervuarit të Çekrezit, në Kamzë.
“Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe” informoi policia e Tiranës rreth orës 10:45 përmes një njoftimi për median.
Ka qenë roja i sigurisë i rezervuarit që rreth orës 07:20 ka njoftuar policinë për një makinë të fundosur në rezervuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë që u mori jetën dy të rinjve 20 vjeçarëPolicia, forcat polumbare, një makinë e morgut ndodhen atje.
Ora 08:34 Një makinë është fundosur në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë
Makina është konstatuar fillimisht nga roja i rezervuarit i cili ka njoftuar më pas forcat e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.
Informacioni paraprak
Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur "Rezervuari i Çekrezës", se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




