Nis reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të shmangim debatet politike. Na duhet asistenca e OSBE/ ODIHR
Komisioni i Reformës Zgjedhore nis punën.
Bashkëkryetari i komisionit Daminian Gjiknuri bëri thirrje për të shmangur debatet politike dhe të kërkohet asistenca e OSBE/ ODIHR
Damian Gjiknuri: “Të shmangim debatet politike. Kërkojmë ekspertizën e OSBE/ ODIHR për të afruar palët drejt gjetjes së zgjidhjes së pranueshme. Të kërkojmë zyrtarisht asistencën e organizmave. Përcaktimin e numrit të ekspertëve dhe ata do na sjellin rekomandimet e padresuara”
PD kërkon që nga 4 të rritet në 6 numri i ekspertëve ndërkombëtarë që do të adresojnë propozimet dhe të jenë pjesë e kësaj reforme.
Përbërja e Komisionit për Reformën Zgjedhore:
1. Damian Gjiknuri
2. Enkelejd Alibeaj
3. Blerina Gjylameti
4. Klotilda Bushka
5. Toni Gogu
6. Ermonela Felaj
7. Arben Pëllumbi
8. Blendi Klosi
9. Klevis Xhoxhi
10. Etilda Gjonaj
11. Oerd Bylykbashi
12. Dashnor Sula
13. Grida Duma
14. Kreshnik Çollaku
15. Lindita Metaliaj
16. Fatmir Mediu
17. Shpëtim Idrizi
18. Petrit Vasili



