Njihuni me shqiptarët që u bënë pjesë e Forbes, në “Jeto me Orën” japin detaje për platformat e tyre
Të ftuar në emisionin “Jeto me Orën’ në RTV Ora, me moderaoren Ana Kallaju kanë qenë dy të rinj shqiptarë profesionistë të cilët, ia kanë dalë jo vetëm në profesionin e tyre, por edhe të na bëjnë krenarë të gjithëve.
Ata janë bërë pjesë e Forbes “30 under 30” për vitin 2022, ku janë renditur renditur mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për Dean Çelaj dhe Erblin Ribari nga Kosova
Dean Çelaj në bashkëpunim me Universitetin e Harvard krijoi në vitin 2019 një platformë edukimi ku studentët marrin leksione nga mësues falas. Aktualisht ka 545 mijë përdorues dhe rreth 23 mijë video edukuese.
“Ika në Angli në një moshë shumë të vogël. Projekti jonë i parë që kemi bërë ishte të përkthenim disa video për nxënës me aftësi të kufizuara. Ngaqë ishim kompani e vogël, na u desh të bënim inovacion shumë të shpeshtë që të dilte emri. Në pandemi bëmë shumë punë. Ishte një mundësi që e shfrytëzuam. Një nga hapat e parë që kemi hedhur ishte Akademia.al. Kemi pasur goxha impakt. Përveç çmimit të Forbes kemi marrë edhe një çmim nga Komunisteti evropian. Nxënësit kanë mundësi të gjejnë video online edhe nëse nuk marrin mësimin e duhur nga mësuesit. Kemi rreth 3 mijë video për nxënësit me aftësi të kufizuara.”- tregoi ndër të tjera ai.
Erblin Ribarin profesionist financiar nga Kosova është shpallur fitues i vendit të parë në disa konkurse biznesi në Shtetet e Bashkuara. Në Mbretërinë e Bashkuar ka fituar çmimin Warren Buffett, dhe është kualifikuar në “Forbes 30 under 30” . Momentalisht, Erblini është duke i përfunduar studimet e masterit në Universitetin e Harvardit. Krijues i një platformë novatore që ka si qëllim të ndryshojë mënyrën sesi lidhen komunitetet e ndryshme globale në sferat e dashurisë, biznesit, shoqërisë si dhe shërbimeve financiare
“Na kanë mbështetur shumë shqiptarë. Në fillim kemi hasur problem tek numri i përdoruesve pasi ishte një platformë shumë e re. Kemi arritur të bëjmë 2 miliardë ndërveprime përdoruesish, 50 milionë shkëmbime mesazhe. Jemi mjaft të lumtur që kemi pasur mundësi të ndërveprojmë në komunitetin shqiptar. “Dua” ka filluar së pari që të bashkojë shqiptarët anë e mbanë botës. Komunitete nga Kroacia e Polonia na kanë kontaktuar që ta përdorin ‘Dua’ dhe në shtetet e tyre. Platforma është e fokusuar në krijimin e lidhjeve mes diasporës dhe shtetit mëmë.” – u shpreh ai.

