Nuredin Dumani në SPAK nën masa të forta sigurie. Me Erion Alibej, "Vrasësit" përballen para hetuesve të krimit

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje ne ambientet e SPAK Nuredin Dumanin bashkëpunëtorin e drejtësisë, i cili akuzohet për disa ngjarje të rënda kriminale në vend. I shoqëruar me masa të forta sigurie, ai është ballafaquar me Erion Alibejn për të cilin ka treguar se e kishte porositur për kryerjen e disa krimeve.  

Me masa të forta sigurie i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, është paraqitur sot (17 qershor 2022) për herë të parë në SPAK.

Prej orës 08:00 të mëngjesit të së premtes ai është përballur hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorëve të çështjes për të rikonfirmuar deklarimet e dhëna më herët në fazat e fillimit pas arrestimit.

Një ballafaqim i penduari i drejtësisë ka patur edhe me Erion Alibean, për të cilin ka bërë akuza shumë të rënda, si porositja e vrasjes së efektivit policie që ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.

Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumani dhe fillimisht ai nuk ka dhënë deklarime shpjeguese për këtë fakt.

Erion Alibeaj kishte vendosur të hakmerrej ndaj çdo personi që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk.

Masakra me 3 viktima solli një sërë vrasjesh.

Dëshmia e një të riu të marrë nga oficeri Krenar Guçe hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, të kryera në hark të shkurtër kohor.

Në Shtator të 2020-ës, Erion Alibej zyrtarisht është akuzuar si porositësi i dy vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, per te cilat ka folur edhe Dumani.

Emiljano Ramazani i njohur me nofkën 'Rramani' u bë poshtë shtëpisë së tij, teksa ai po parkonte automjetin tip "Ford Fokus".

Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi të cilit u gjet i hedhur në rrugë.

Raportimi i ores 11:30 
Nuredin Dumani në SPAK nën masa të forta sigurie, me Henrik Hoxhën merret në pyetje nga prokurorët

Është përshpejtuar marrja në pyetje e Nuredin Dumanit. Ditën e sotme në oën 08:00 të mëngjesit Nuredin Dumani është shoqëruar nën masa të forta sigurie në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, informon gazetarja e Ora News Keti Banushi.

Më pas rreth orës 09:35 minuta ka mbërritur në SPAK edhe bashkëpunëtori i konsideruar si krahu i djathtë i Dumanit, Henrik Hoxhaj.

“Janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët. Ata kanë dhënë dëshmi për 18 episode të mëparshme për të cilat gjykata ka vendosur dhe masa sigurie për 34 persona. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë ekzekutuar."

Dumani ka dhënë të tjera dëshmi por është e vështirë të vërtetohen me prova nga prokuroria kjo është arsyeja që është thirrur në prokurori.

Dëshmitë e para janë marrë në spitalin e burgjeve.