Maturantët në klasë, teza jashtë/ 33 mijë nxënës test në Matematikë, provimi u publikua online
"Po kjo ishte teza."
Në kohën kur maturantët po tenstonin njohuritë e tyre në lëndën e matematikës pas 12 viteve shkollim. Publikimi i dy versionave të tezës A dhe B në rrjetet sociale vuri në pikëpyetje gjithë procesin.
"Po kjo ka qenë, kjo ishte teza."
"Po këto ishin pyetjet."
Rreth 7 mijë punonjës arsimorë u angazhuan për mbarëvajtjen e procesit por kjo nuk ndihmoi që teza të mbetej vetëm brenda mureve të shkollave.
Në përfundim, maturantët e vlerësuan si mesatar testin e matematikës.
"Duhet të kishe vëmendje më shumë."
"Nivel mesatar, duhej të kishe mësuar që t'ja dilje."
"As i thjeshtë dhe as i vështirë."
Një pjesë e nxënësve thanë se ndeshën në vështirësi.
"I vështirë."
"Pak i vështirë por i kalueshëm."
Për disa koha nuk mjaftoi e për të tjerë ajo ishte llogaritur si duhej.
"Ishte pak i lodhshëm, 2 orë e gjysmë ishin fiks të programuara për provimin."
Shumë prej tyre pritshmëritë i kanë të larta.
"Jam nxënëse e 10-ës, pritshëmritë janë minimumi 8.5 e lart."
"Besoj se 10".
Testi përbëhet nga 60 pikë. Që një gjimnazist të kalojë duhet të sigurojë të paktën 15 pikë.
Të premten e 24 qershorit rreth 33mijë maturantë do t`i nënshtrohen provimit të fundit, atij të lëndës me zgjedhje.