Vendosën eksploziv në një ndërtesë në Shëngjin, Gjykata dënon me 4 vite burg Erald Pajtani

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg, Erald Pajtanin i cili në bashkëpunim me një person tjetër në muajin nëntor të vitit 2020 vendosen një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

I riu nga Fushë-Kruja u shpall fajtor për veprat penale, "Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i Armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" si dhe "Shkatërrim i Pronës me Eksploziv".

Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksmimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetëm 4 vite në qeli.

Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa  shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet.

Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.