Gjata: Me hartën e re gjyqësore çështja më e shpejtë do zgjasë kush e di sa vite të shqyrtohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2022, 21:53
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Çlirim Gjata u shpreh se më hartën e re gjyqësore çështja më e shpejtë që do të shqyrtohet do zgjasë kush e di sa vite.
Ai tha se Vettingu ka krijuar shumë mangësi, magjistratura nuk prodhon dhe shtoi se kemi një klasë avokature nga më të aftat në Ballkan.
Gjata: Me këto ndryshime çështja më e shpejtë që do të shqyrtohet do zgjasë kush e di sa vite. Vettingu ka krijuar shumë mangësi, magjistratura nuk prodhon. Kemi një klasë avokature më të aftat në Ballkan. Meqë nuk ka gjyqtarë po heqin gjykatat kjo është zgjidhje allashqiptarçe.
