Brakaj: Kemi kërkuar së paku 4 apele, gjyqtarëve u duhen 5 vite vetëm për të lexuar dosjet
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Fatmir Braka u shpreh se vetëm një gjykatë Apeli në vend e rëndon më shumë problemin, nuk e zgjodh.
Ai tha se kështu drejtësia nuk do tu afrohet drejtësi, sepse momentalisht ka gjyqtarë që kanë mbi 1300 çështje gjyqësore.
Brakaj: Gjykatat dhe drejtësia nuk janë një institucion rentabël që mendohet se sa fitim jep. Një gjykatë Apeli do ta rëndojë akoma më shumë çështjen. Ne kemi bërë propozime konkrete Minimalisht duhet të ketë 4 Gjykata Apeli jo të hiqen të gjashta. Le të themi 3 minimalisht së paku.
Drejtësia nuk do u ofrohet qytetarëve, nuk do të ndodhë që tu shkojë shërbimi qytetarëve. Një nga gjyqtarët e Apelit ka 1 mijë e 350 çështje. Vetëm për t’i lexuar dosjet i duhen të paktën 5 vite. Si mund të ketë drejtësi me këtë ngarkesë? Mendo sa do të thellohet me ndryshimet e reja.

