Tiranë: Makina në fund të rezervuarit të Çekrezit, dy të vdekur: Një djalë e një vajzë, 20 vjeçarë
Trupat e dy të rinjve, një djalë dhe një vajzë të moshës 22 dhe 20 vjeç janë gjetur të vdekur brenda në makinën që kishte përfunduar në fund të Rezervuarit të Çekrezit, në Kamzë.
Ata janë Erjon Muça, 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.
“Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe” informoi policia e Tiranës rreth orës 10:45 përmes një njoftimi për median.
Ka qenë roja i sigurisë i rezervuarit që rreth orës 07:20 ka njoftuar policinë për një makinë të fundosur në rezervuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë që u mori jetën dy të rinjve 20 vjeçarë
Policia, forcat polumbare, një makinë e morgut ndodhen atje.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur "Rezervuari i Çekrezës", ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





