Balliu: Çështjet do të grumbullohen në Tiranë, nuk ka studim për hartën e re gjyqësore

Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokatja Alesia Balliu grumbullimi i çështjeve gjyqësore në Tiranë do të bëjë që ato të zgjaten në kohë.

Ajo tha se nuk ka një studim për hartën e re gjyqësore dhe se procesi i ri do të ketë kosto për avokatët dhe për qytetarët.

Balliu: Në hartën propozohet mbyllja e 18 gjykatave dhe një Apel në Tiranë. Një çështje apeli në rrethe zgjat deri në 6 muaj, ndërsa në Tiranë 1-3 vite. Duke pasur parasysh që të gjitha qarqet do të vijnë në Tiranë do të shkojnë deri në 5 vite.

Nuk mendoj se ka një studim për këtë projekt. Një gjyqtari Apeli nga Vlora kush ia mundëson ardhjen në Tiranë? Ku do të jetë godina, ku është studimi për këtë gjë. Ata thonë se do ta miratojnë hartën, por pa folur me avokatët dhe qytetarët.