Tragjike/ Trupat u gjetën në makinën e fundosur në rezervuarin e Çekrezës, Emri i djalit dhe vajzës që humbën jetën

Ora News mëson emrat e dy të rinjve që humbën jetën sot pasi trupat e pajetë të tyre u gjetën në një makinë të fundosur në rezervuarin e Çekrezit.

Ata janë Erjon Muca, 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.

“Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe” informoi policia e Tiranës rreth orës 10:45 përmes një njoftimi për median.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ka qenë roja i sigurisë i rezervuarit që rreth orës 07:20 ka njoftuar policinë për një makinë të fundosur në rezervuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë që u mori jetën dy të rinjve 20 vjeçarë

Trupat janë nxjerrë nga rezervuari.

Tragjike/ Trupat u gjetën në makinën e fundosur në

Tragjike/ Trupat u gjetën në makinën e fundosur në