Avokati i ri i Popullit, Shoqata e të Verbëve thirrje deputetëve të votojnë Sinan Tafajn

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë dhe Bashkimi Kombëtar i Organizatave të Aftësisë së Kufizuar i bënë thirrje sot Kuvendit të votojë për postin e Avokatit të Popullit, Sinan Tafajn.

Sipas tyre ai ka qenë një përfaqësues i denjë i të drejtave të njeriut, dhe mbart një formim akademik të përshtatshëm për këtë post.

"Përsëritim thirrjen publike në lidhje me aplikimin e kandidaturës së Sinan Tafajt. Kjo është kandidatura që do përfaqësonte vullnetin e komunitetit të aftësisë së kufizuar por edhe si nevojë përfaqësimi i të gjithë shtresave të margjinalizuara. Asnjë më mirë se Sinan Tafaj mund ta bëjë këtë gjë. Vazhdojmë të besojm,ë se politika duke u larguar larg pazareve të ndryshme individuale apo partiake do marrë në konsideratë këtë kandidaturë me vlerë".