Gjata: Përgjegjësinë për ruajtjen e sekretit hetimor e ka prokurori, jo gazetari
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Çlirim Gjata u shpreh se përgjegjësinë për ruajtjen e sekretit hetimor e ka prokuroi, jo gazetari.
Ai tha se gazetari është i pafajshëm për të ruajtur sekretin hetimor, duke shtuar se për këtë çështje ka precedentë edhe nga SHBA-të.
Gjata: Kush e ka përgjegjësinë për ruajtjen e sekretit hetimor? E ka prokurori, sepse ai merr në pyetje. Si shkon nga sekreti hetimor te gazetari? Gazetari sigurisht që do ta nxjerrë. Më duket mjerane prokurorët dhe pa kulturë, duhet të lexojnë. Ka ngjarje ku gazetarët publikuan dokumente të Qeverisë Amerikane për luftën në Vietnam.
Gazetari është i pafajshëm për të ruajtur sekretin hetimor. Këta na kthejnë para viteve ’90 me këto histori. Kjo është anti-kushtetuese për lirinë e fjalës dhe shtypit. Gazetari po nuk e publikoi lajmin atëherë ai është i shitur.
