Zjarri në spitalin e Sarandës, shkak djegia e baterisë së skanerit. Shërbimet në spital nuk pezullohen

Mëngjesin e sotëm ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike, në spitalin e Sarandës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Zjarri i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale, raportohet të ketë rënë rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm më datë 17/06/2022.

Shkak për të mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga bateria e skanerit e cila është djegur duke lëshuar një tym të madh që është përhapur në të gjithë repartin.

Reparti i radiologjisë është i shkëputur nga repartet e tjera dhe kjo ka bërë që të mos ketë panik tek pacientët që ndodheshin në spital.

Gazetarja e Ora News raporton se ditën e sotme aparatura e skanerit nuk do të jetë në punë, teksa pritet që specialistët nga Tirana të kompanisë së skanerit të kontrollojnë defektin që ka dhënë skaneri.

Të gjitha shërbimet e tjera në spital janë në funksion dhe nuk ka asnjë pezullim të tyre.

Në ambjentet e jashtme të spitalit ka persona që presin të marrin shërbimet e planifikuara, ndërsa sa i përket skanerit nuk ka pasur vizita të planifikuara për ditën e sotme.

Zjarri në spitalin e Sarandës, shkak djegia e baterisë së

Zjarri në spitalin e Sarandës, shkak djegia e baterisë së

Zjarri në spitalin e Sarandës, shkak djegia e baterisë së