Matlija: E gjithë Shqipëria do të vijë në Tiranë me hartën e re gjyqësore, do të rriten kostot e qytetarëve

Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Dorjan Matlija u shpreh se me hartën e re gjyqësore e gjithë Shqipëria do vijë në Tiranë.

Ai theksoi se problem i madh janë gjykatat administrative që do jenë dy dhe do ketë vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë.

Matlija: Gjithë Shqipëria do vijë në Tiranë. Qytetarët tani po e marrin vesh se çfarë do të ndodh. Problem i madh janë gjykatat administrative që do jenë dy dhe do ketë vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë.

Mos harrojmë që të gjitha çështjet shkojnë në Apel. Ata që e kanë hartuar nuk e kanë idenë se si funksion në terren. Do rriten kostot për qytetarët. Drejtësia do përdoret më pak nga njerëzit.