Lapsusi i Ramës: Do të mbërrijmë tek paqja përfundimtare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Duket se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është më shumë i shqetësuar për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës sesa Serbisë.
Së paku, kështu ka lënë të kuptohet përmes një lapsusi që ka bërë kryeministri shqiptar teksa ka thënë se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Shqipërisë e Kosovës, në vend që të thotë me Serbinë.
Lapsusi ka ndodhur gjatë fjalimit në samitin e Open Balkan në Ohër ditën e sotme.
“Vetëm duke lënë pas të shkuarën dhe duke shtuar bashkëpunimin ne do të mbërrijmë tek paqja përfundimtare mes Kosovës dhe Shqipërisë” - tha kryeministri.
Nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte duke qeshur kur gjatë fjalimit të tij teksa Rama ironizonte BE-në dhe quante Vuçiçin si bajlozin e deteve.
Në fjalën e zbardhur nga ekipi i kryeministrisë, fjala e Ramës është rregulluar dhe në vend të Kosovës është vënë Serbi.

