I vunë tritol bizneseve të tij, Noizy dëshmon në polici. Kamerat fiksuan dy persona, dyshohen autorët e tritolvënies
Dy biznese në pronësi reperit Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy u sulmuan me eksploziv në orët e para të mëngjesit në Durrës
Triloti ishte vendosur pranë një butiku të rrobave ‘Illyrian Bloodyline’ si dhe në lokalin ‘Rigels Shisha Lounge’, që ndodhen në lagjen 13 të qytetit bregdetar.
Shpërthimi u shënua rreth orës 04:24 të mëngjesit.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe siç tregojnë pamjet dëmet materiale të shkaktuara janë të mëdha.
Veç dy bizneseve të reperit janë dëmtuar edhe disa objekte të tjera në zonë.
Në dëshminë e parë, këngëtari Noizy mësohet se ka deklaruar se nuk ka konflikte veç atij me reperin tjetër Kleviol Ahmeti, të cilin shfaqej në një video duke e qëlluar me grushte.
Ndërkohë burime thonë se kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar dy persona të cilët kanë kaluar në këmbë pranë bizneseve të këngëtarit dhe dyshohet se mund të jenë autorët e tritolvënies.


