Nga Lushnja në Dhërmi për të shitur drogë, arrestojnë dhe atë që ngriti kioskën
Nga Ora News Përditësimi i fundit 8 Qershor 2022, 10:54
Një person është arresuar ditën e sotme në Vlorë për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve". Shtetasi D.H, 26 vjeç banues në Lushnje gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë një person nën akuzë për ndërtim të paligjshëm në Vlorë. 31 vjeçari M.GJ. banues në Radhimë kishte vendosur pa leje një kioskë duke tregtuar artikuj të ndryshëm.