Dasma me BE? Varhelyi thumbon Ramën, i kujton se Integrimi është proces, kornizë e non-paper

Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, e quan iniciativë pozitive, Ballkanin e Hapur. Në fjalimin e tij në samitin e Ohrit Varhelyi tha se nisma është mundësi “për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së”

Por nuk la pa i kthyer përgjigje dhe kryeministrit Edi Rama i cili procesin e Shqipërisë me Brukselin e koncepton si një dasmë. Varhelyi i la të kuptojë Ramës se integrim nuk është thjesht dasmë, por do të thotë dhe plotësim i kornizave negociuese apo kriteret që cakton BE dhe që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të shtetit përkatës.

“Kur flasim për aderimin në BE, martesa apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese, korniza negociuese, non paper e me radhë. Integrimi i vërtetë nis me ekonominë e shoqërinë.

Varhelyi foli dhe për një treg të përbashkët integrim ekonomikm rajonal

"Kjo është një arritje e rëndësishme e rajonit. Nuk e bëmë ne, as SHBA. Vetë rajoni. Ata e shpikën dhe të jemi të sinqertë nisëm ta shfrytëzojmë. Të jemi të sinqertë se për herë të parë kur në tryezë kishim në tavolinë një plan të madh për zgjidhjen e sfidave më të mëdha në rajon kuptuam se pa bashkëpunim rajonal plani për investime ekonomike nuk do të arrijë shumë.

Nuk ka logjikë që të ndërlidhet kapitali perëndimor me rrugë e hekurudha nëse kamioni do të ndalet çdo 30 minuta.

Sipas vlerësimeve tona rajoni mudn të krijojë 1/3 e prodhimit bruto vendor vetëm përmes integrimit ekonomik. Vetëm rajoni mund ta bëjë. Ballkani i Hapur duhet të vijojë dhe më vjen mirë që shohim rezultatet. Tani më shumë se kurrë duhet të punojmë bashkë dhe prandaj vlerësoj se derisa iniciativa e Ballkanit të Hapur bazohet në përshpejtim dhe në adaptim të normave të BE-së dhe 4 liritë themelore që të bëheni anëtare, ne do të jemi këtu me planin e investimit ekonomik tju ndihmojmë”