Shëngjinit “i plasin” ujërat e zeza, Stuhia e verës zbraz plazhet dhe përmbyt zonën turistike

Një stuhi me erë të fortë e reshje shiu përfshiu Shkodrën e Lezhën këtë të mërkurë që nisi me temperatura të larta! Plazhet në veri u zbrazën, ndërsa në Shëngjin ujërat e zeza dolën në sipërfaqe.

E mërkura nisi e nxehtë, por në mesditë, kushtet atmosferike ndryshuan menjëherë.

Shtrëngata shiu përfshinë disa qarqe të vendit.

Këto pamje vijnë nga Shëngjini në Lezhë.

Pas reshjeve intensive, ujërat e zeza dolën në sipërfaqe dhe vërshuan në rrugë.

Lëvizja e këmbësorëve ishte e vështirë për minuta me radhë.

Uji dhe aroma e rëndë krijuan situatë të pakëndshme në zonën turistike ku tashmë kanë mbërritur pushuesit e parë.

Kjo problematike është e vazhdueshme dhe përsëritet sa herë ka reshje me intensitet të lartë pasi kanalizimet nuk i përballojnë prurjet.

Punonjësit e shërbimeve publike të Bashkisë Lezhë në këtë situate mund vetëm të zhbllokojnë puset në mënyrë që uji të ikë sa më shpejt.

Stuhia zbrazi plazhet në Shëngjin e Velipojë.

Pushuesit u larguan dhe çadrat dhe shezlonget u mbyllen

Luhatjet e motit pritet të karakterizojnë këtë javë dhe reshjet e shiut pritet të përfshijnë edhe jugun e juglindjen.