Memaliaj/ 24 vjeçari denoncon se i kanë vjedhur paratë në shtëpi
Nga Ora News Përditësimi i fundit 8 Qershor 2022, 10:43
Një kallëzim ka mbërritur në Policinë e Memaliajt më 6 qershor nga një djalë pasi i kishin vjedhur një shumë parash në banesë.
24 vjeçari NJ.H ka shkuar në Stacionin Policor të Memaliajt duke denoncuar se i kishin hyrë me forcë në banesën e tij në lagjen "Fosfori", duke i vjedhur shumë parash.
Nuk dihet ende shuma e parave që grabitësi ka marrë në banesë.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të identifikar autorët dhe po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.