Rama për Serbinë: Më mirë të digjen pyjet sesa të na ndihmojë "shkjau"?! Unë nuk i besoj këto
Në fjalën e tij në samitin e "Balkanit të Hapur" kryeministri Rama ka folur për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Serbinë, një ndër pjesëmarrëset në samit.
Rama foli për situatën e zjarreve që priten të rriten gjatë verës dhe bashkëpunimin mes vendeve.
"Në periudhën janar-prill, ka pasur një rritje me 110 % të trusitëve nga Serbia në Shqipëri dhe 51% më shumë turistë nga Maqedonia e Veriut.
Shifrat e verës do të jenë më të larta. Dhe kush fiton nga kjo? Aleksandër Vuçiç që po i merr Shqipërisë detin si Bajlozi që doli nga uji, apo të gjithë ato njerëz që kanë ndërtuar hotele dhe ofrojnë shërbime gjatë gjithë bregdetit shqiptar ku turistët vijnë dhe pagujanë.
Zjarret. Ne kemi ndërtuar një mekanizëm sot për zjarret dhe këtë verë jam i bindur se njerëzit do të shohin provat e këtij mekanizmi me logjistikë dhe mjete nga ajri kundër zjarrëve. Më mirë të digjen pyjet sesa të na ndihmojë shkjau?! Unë nuk i besoj këto. Unë besoj fort se sa më shumë ne të afrohemi, aq më shumë shanse ka për ti zgjidhur dhe konfliktet. Aq më shumë shanse ka që të vendoset paqjapërfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës."
Vuçiç gjatë fjalës së tij në samit tha se Serbia ishte gati të ofronte ndihmë me helikopterë për të shuar zjarret në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut në këmbim të ndihmave të tjera, por pa specifikuar sferat se ku kërkohet kjo ndihmë.