Lufta në Ukrainë, Rama i njeh meritat Vuçiç për kontratat e grurit. Kush fitoi Bajlozi që doli nga uji e Shkjau, apo njerërit?!
”Lufta në Ukrainë e bën samitin domosdoshmëri përpara se kjo luftë të shpërthejë” tha Rama duke nënvizuar se Ballkani i Hapur nuk ka për të vdekur dhe se vendet e rajonit nuk kanë luksin ti mbajnë qëndrim njëri tjetrit.
Rama nënvizoi se "Ballkani i Hapur” është një mekanizëm për të përballuar krizat që as nuk i hapim ne e as i mbyllim dot ne si kjo luftë barbare e Rusisë në Ukrainë” dhe u ndal në fushën e furnizimit me grurë dhe të energjisë.
“Kontratat e grurit kur nisi lufta në Ukrainë. Mes importuesve të grurit në Shqipëri nga Serbia, gjë që e kanë bërë historikisht jo për shkak të Ballkanit të Hapur dhe që nuk u bllokuan siç fare mirë do të ishin bllokuar nëse nuk do të ishim në Ballkanin e Hapur, sepse Serbia ka marrë përsipër reciprocitetin në atë që ne duam të ndërtohet si solidaritet për të ardhmen. Mos vallë është pak kjo, apo duhet imagjinatë e jashtëzakonshme për të menduar një moment të vetëm se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të merrnim dot gjithë atë sasi gruri. Me çfarë do i ushqenim njerëzit, me retorikën e konfliktit apo thirrje për të shkuar në luftë”
Vazhdojmë me energjinë. Sot të gjithë jemi në një teh thike. Problemi nuk do të jetë çmimi i energjisë që do vijojë të rritet por nuk do të ketë për të blerë. Kemi ne luksin të vijojmë të merremi me retorikë ndërkohë që njerëzit duan energji?! Nuk besoj! Këtu do të jemi. Dhe njësoj si me grurin do të provohet se “Ballkani i Hapur” nuk është as i Imi, as I Vuçiç, as Kovaçevskit apo Abazoviç por i qytetarëve.
Rama solli dhe shifra
“57 mln euro është sot, janar - prill volumi I eksporteve të fermerëve. Këtu kam parasysh volumin e eksporteve të fermerëve shqiptarë në Serbi e Maqedoninë e Veriut. Vitin e kaluar ishte 30 mln euro”
Turizmi: Janar – Prill, 110% rritje turistë nga Serbia në Shqipëri, 51 %+ nga Maqedonia. Gjatë verës do të jenë më të larta.
"Kush fiton nga kjo. Aleksandër Vuçiç që po na i merr Shqipërisë detin si ai Bajlozi që doli nga uji, apo ata që kanë ngritur hotelet dhe turistët paguajnë”
Më mirë të digjen pyjet sesa të na ndihmojë shkjau?! Unë nuk i besoj këto," tha Rama.
Kryeministri solli si shembull edhe ngritjen e një mekanizmi për të ndihmuar njëri tjetrin me logjistikë në rastet e zjarreve.
"Ne kemi ndërtuar një mekanizëm sot për zjarret dhe këtë verë njerëzit do të shohin provat e këtij mekanizmi me logjistikë dhe mjete nga ajri kundër zjarrëve. Më mirë të digjen pyjet sesa të na ndihmojë shkjau?! Unë nuk i besoj këto," tha Rama.
Ai thekson se konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes vendeve kanë më shumë shanse të zgjidhen nëse vendet afrohen me njëri-tjetrin. Kjo do të rriste më shumë mundësinë, sipas Ramës, për të vendosur paqen përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës.
