Bunkerë dhe pemë të djegura, ja çfarë ka ngelur në ishullin Sazan pas 3 ditë zjarre
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 8 Qershor 2022, 13:12
Pamjet e fotot që vijnë nga ishulli i Sazanit pas zjarrit 3-ditor që përfshiu një pjesë të pyjeve dhe shkurreve janë dëshmi e dëmeve të mëdha.
Me sy sipërfaqja e përpirë nga flakët duket e konsiderueshme por bilanci zyrtar ende nuk është bërë/
Zjarret kanë nxjerrë në pah edhe bunkerët në zonë të ndërtuar qysh nga koha e komunizmit.
Kujtojmë se zjarri në ishullin e Sazanit i neutralizua pas 3 ditësh, me ndihmën e Greqisë, pasi vendi ynë nuk kishte një avion për shuarje zjarresh.
Këtë të mërkurë (8 janar)kishte ende trungje që nxirrnin tym, të cilët po fiken një nga një prej forcave zjarrfikesë që po monitorojnë situatën.






