Rama ndryshon rolet në Bruksel: Dikur më jepnin kurajo, tani u jap unë. Sot sikur më vjen keq kur i shoh atje
Gjatë fjalës së tij në samitin e "Ballkanit të Hapur" Rama foli dhe për bashkëpunimin e fortë që ka "Ballkani i Hapur", kundrejt BE-së që sipas tij, nuk është në momentin më të mirë të saj.
Rama: "Ne duhet të vazhdojmë bisedën mes nesh. Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij kontinenti. Jemi shumë të devotshëm për tu bërë pjesë e BE-së, por një gjë dua t'ju them në mbyllje.
Dikur, kur shkoja në Bruksel shkoja që të merrja kurajo nga ata. Tani kur shkoj në Bruksel, më duket sikur duhet tu jap kurajo atyre. Dikur më dukeshin ata në kulmin e formës, sot sikur më vjen keq kur i shoh atje . Kështu që të shkojmë atje tu japim pak energji atyre, sepse Ballkani nuk vdes, aq më pak ky i hapuri. Ne jemi këtu në mes të Europës, BE-ja me të parë e me të bërë. "BE" na bëjnë ata, por "E-në" europiane e kemi vetë."