Shkodër/ Arrestohet 19 vjeçari nga Tirana, po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm

Një 19 vjeçar është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme, teksa po transportonte tetë emigrantë të paligjshëm në Shkodër.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas informacioneve të marra, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, kanë kryer kontrolle në zonë, ku mbrëmjen e djeshme, ku kanë kapur në flagrancë, duke zbritur nga automjeti “Volkswagen”, tetë emigrantët në fshatin Vukpalaj.  

Për rrjedhojë u bë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi A.D, 19 vjeç banues në Ndroq të Tiranës, nën akuzë për "Ndihma për kalimin e Paligjshëm të kufirit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.