Tiranë, ishin duke drejtuar makinën në efektin e drogës, prangosen 3 persona

Policia rrugore gjatë kontrolleve ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, shkon në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.