Marrëveshjet e Arsimit në Open Balkan, Kushi: Nuk do ketë më kufij, truri mund të ikë, por edhe të vijë

Në një intervistë për RTV Ora, ministrja e Arsimit Evis Kushi foli për marrëveshjet në arsim të arritura në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Ajo tha se këto marrëveshje do të bëjnë që të ketë një bashkëpunim shumë më të madh në rajon mes vendeve duke hequr burokracitë.

Kushi: Kjo marrëveshje do të shmangë procedurat dhe burokracitë. Ne kemi respektuar legjislacionin në vendin tonë. Truri mund të ikë, por edhe të vijë. Qëllimi i Ballkanit të Hapur ky është që të mos ketë kufij dhe të ketë lëvizje. Ne synojmë që universitet shqiptare të bashkëpunojnë me universitetet evropiane dhe botërore me programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta.

Kjo nuk do të nxisë konkurrencë, por bashkëpunimin. Një profesor qoftë nga Serbia apo Maqedonia und të japë një cikël leksioni ose lënde në Shqipërisë. Deri më sot këto p[procedura ishin shumë të gjata dhe nuk ndodhnin. Të dyja palët do të jenë për bashkëpunim. Pra, përfitimi do të jetë shumë i madh.