Fotoja familjare çel samitin e "Ballkani i Hapur" në Ohër, mungon vetëm Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2022, 10:20
Fotoja familjare çeli punimet e samitit "Ballkani i Hapur" që po mbahet në Ohër.
Të pranishëm janë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Mungon Kosova.
I pranishëm është dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ndërsa pritet të jetë i pranishëm përmes videomesazhit do të flasë edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar.
Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi do përcjellë nga afër të gjithë samitin.

