Korçë/ Arrestohen tre persona, po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm

Tre persona u arrestuan ditën e sotme në Korçë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 11 emigrantë të paligjshmëm në dy automjete.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

A. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, A. M., 24 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë kundrejt shpërblimit po transportonin emigrantët ndërsa janë ndaluar në afërsi të fshatit Burimas, në Maliq ku dhe është bërë arrestimi.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor "Perimetri" ndaluan mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. Xh. dhe mjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin D. M.

Në këto automjete ishin pasagjerë 11 emigrantë të paligjshëm, të cilët po transportoheshin në drejtim të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.