Ksamil: Sherri me grushta e sende të forta tek "4 Valltarët", 4 të rinj në kërkim, 3 në spital

Katër persona janë shpallur në kërkim lidhur me sherrin me grushte e sende të forta të ndodhura dje në lagjen nr 1. Ksamil.

Sipas policisë personat në kërkim janë 4 të rinj, nga 18 – 22 vjeç banues në Shëndëlli të Sarandës.

Ndërkohë mbetën të plagosur tre anëtarët e familjes Ahmeti: Lulëzim, Flamur  dhe Adriatik Ahmeti. Ngjarja u shënua paraditen e 7 qershorit  në zonën e njohur si "4 Valltarët"

Për shkak të plagëve të marra Lulëzim Ahmeti është sjellë me helikopter për trajtim të Specializuar në spitalet e kryqytetit.


Edhe sot policia nuk dha informacion mbi shkakun. 

"Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Ksamil referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe  shpallën në kërkim shtetasit:  Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç, banues në Shëndëlli, Sarandë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr:1, Ksamil, kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit A. A., 49 vjeç; L. A., 46 vjeç dhe F. A., 43 vjeç, banues në Ksamil, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve" informoi policia e Vlorës sot.

Dyshimet 

Burimet flasin për një konflikt të nisur rreth një vit më parë që është rindezur këtë të martë.

Protagonisti kryesor i konfliktit sipas policisë është Gjergj Arapi, një  21 vjeçar me precedent penanal që tashmë është shpallur në kërkim. Ai rezulton se ka qenë i arrestuar në vitin  2016 pasi në banesë ju gjet një Kallashnikov me 56 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.