Rama takim bilateral me Abazoviç për ndërtimin e Urës së Bunës

Ora News mëson se do të ketë një takim bilaterar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç për ndërtimin e Ures së Bunës, mëson Ora News.

Të dy ndodhen në Ohër në kuadër të samitit Ballkani i Hapur, ku Abazoviç është në rolin e vëzhguesit.

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi ndodhet në Ohër për të ndjekur të gjitha zhvillimet e këtij samiti dhe këtij takimi.

Në fjalën e tij në Samit kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ftoi liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor përfshi dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të vijnë në Mal të Zi.

Po ne jemi të interesuar për mekanizmin për sezonet e zjarreve, ofertat e përbashkëta turistike. Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor janë të mirëseardhur. Pres që në këtë strukturë edhe me kryeministrin e gjashtë, të Kosovës të vini në Mal të Zi e të flasim për nisma të përbashkëta. Besoj që është mundësia e vetme si mund të dëshmojmë edhe para qytetarëve e Brukselit e Ëashingtonit se dimë të bëjmë ndryshe”