Kapshticë/ Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare me 20 euro, arrestohet 37-vjeçari
Një 37 vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme, pasi është kapur duke korruptuar një polic në pikën kufitare të Kapshticës.
Shtetasi M.L, banues në Kamëz gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, i ka dhënë pashaportën policit të pikës kufitare, brenda së cilës kishte futur paratë.
Me qëllim përshpejtimin e procedurave dhe shmangien e kontrollit të dokumentacionit në kalimin në kufi, ai i ka futur 20 euro në pashaportë, pasi më parë kishte kaluar ilegalisht kufirin drejt Greqisë.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të 37-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
