Goxhaj: Rama me injorancën e tij futi Shqipërinë në “Ballkanin e Hapur”, ja plani i Rusisë

Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorumin e nevojshëm për të votuar Projektligjin për rritjen e pagës minimale. Po për këtë çështje, pati dhe tensione jashtë parlamentit, ku veteranët kërkuan rritje page.

Në një intervistë për RTV Ora, Goxhaj tha se protestuesit kishin të drejtë, duke qenë se vetë Kryeministri Albin Kurti, ua kishte premtuar një gjë të tillë në fushatën zgjedhore.  

Dritan Goxhaj: Në këtë projektligj nuk janë përfshirë vullnetarët e luftës çlirimtare të Kosovës, të cilët marrin një pension prej 175 eurosh. Ligji thotë që personat që marrin këto para nuk mund të kryejnë asnjë punë tjetër. Duhet të zgjedhë ose punën ose pensionin. Pra pjesa më e madhe e veteranëve në Kosovë jetojnë me këtë pension. Protesta e sotme ka një të drejtë, pasi Kurti gjatë fushatës elektorale premtoi se do ta rriste pensionin e luftës, pra  për ta barazuar me pagën minimale.

Ndër të tjera ai tha se: Protesta e sotme ishte për qëllime përfitimi dhe kjo e dëmton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ata po përdoren politikisht nga opozita dhe po sulmohen nga pozita.

Përsa i përket dekleratës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se nëse hapen rrugët ajrore, do të mbështesin “Ballkanin e Hapur”, Goxhaj tha se Rusia do me çdo kusht që të ketë një këmbë në Europë.

Dritan Goxhaj: Edi Rama deri më sot, me injorancën dhe arrogancën e tij, pavarësisht kundërshtisë së Kosovës ai futi Shqipërinë në iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, iniciativë serbe.

Me luftën në Ukrainë, janë ndarë interesat. O janë rusët o janë amerikan. Kjo është gjëja më e mirë që mund të kishte ndodhur. Kjo na bind qartësisht se rusët kanë për qëllim për të pasur një këmbë të europë, dhe këtë po e arrin nëpërmjet Serbisë.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti Anila Kolgjini.