Tale, plazh me halle
Mungesa e infrastrukturës mban peng zhvillimin e zonës turistike të Tales që vitet e fundit është kthyer në një destinacion të preferuar në bregdetin e Lezhës.
Lezhë- I kthyer në një destinacion turistik të preferuar, plazhi i Tales në Lezhë ka nisur të presë pushuesit e parë për këtë sezon turistik.
Por edhe këtë vit zona po përballet me probleme.
Shqetësimi kryesor është mungesa e infastruktures që po mban peng zhvillimin e Tales.
Rruga që lidh plazhin me aksin kryesor që ka një gjatësi 500 metra është e pa asfaltuara dhe vështiresisht të kalueshme
Makth i vërtet për pushuesit.
Mungesa e pastërtisë është një tjetër shqetësim
Plazhi i Tales ndodhet mes Lezhës dhe Kurbinit dhe frekuentohet kryesisht nga pushues ditore, pasi ka struktura të pakta akomoduese.
