I riu në Konispol bën aksident me motor, dërgohen me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme Konispol.

Një i ri, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar dhe për  pasojë është dëmtuar.

Ai është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

“Më datë 06.06.2022, në rrugën "Çukë-Konsipol", shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është  rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A.S., i cili është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.