Zjarr i përmasave të mëdha pranë Rrugës se Kombit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor që ndodhet pranë Rrugës se Kombit në zonën e Repsit në Mirditë.

Flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë përhapur në një siperfaqe të konsiderueshme, duke vënë në rrezik dhe banesat përreth.

Në terren ndodhen zjarrfikesit e Mirditës të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.