Mjekët drejt Gjermanisë, Dollenberg: Atje nuk lufton në vendin e punës, çdo gjë e rregulluar me ligj

Në 10 vite mbi 3 mijë e 800 mjekë janë larguar nga Shqipëria.  Specialistja e urgjencës Aurora Dollenberg foli mbi këtë fenomen gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Anila Zyberi.

Dollenberg tregoi pse është pikërisht Gjermania distinacioni i pjesës më të madhë të mjekëve të larguar si dhe tha arsyet se pse mjekët shqiptarë zgjedhin që të punojnë në Gjermani në vend që të japin kontributin në vendin e tyre.

Aurora Dollenberg: Gjermania është i vetmi vend në Europë që ka lehtësuar procedurat për pranimin e një diplome shqiptare, një diplomë e cila nuk është e njohur në EU. Kjo është arsyeja që një vend i cili ka prurje kaq të mëdhaja në forcë akademike, në mjek që çdo vit llogarisin që të prodhojnë rreth 1 mijë mjek është një produkt i gatshëm për Gjermaninë. Është menjëherë i gatshëm të hidhet në treg të fillojë punë.  Janë akademik të cilët ajo ka investuar 0 euro. Për Gjermaninë është një biznes shumë i leverdisshëm, një prespektivë për të mbuluar të gjitha vendet vakante.

Gazetarja: Një mjek përse nuk zgjedh të punojë në një nga spitalet e Shqipërisë por zgjedh të punojë në një nga spitalet e Gjermanisë?

Aurora Dollenberg: Është e vërtetë që Gjermania është shumë hapa para Shqipërisë përsa i përket infrastrukturës mjekësore, pagesave që ofron dhe mbi të gjitha dhe sigurisë që ajo ofron për të ardhmen. Në Gjermani është sigurimi i jetës në total qoftë në aspektin e sigurimit shëndetësor, qoftë në siguracionet sociale. Të punosh në Gjermani i nuk do të thotë të luftosh në mënyrë të përditshmë në vendim tënd të punës, të luftosh çdo ditë me pacientin i cili mund ta atakojë mjekun dhe mjeku nga ana e tij mos të ketë një mbrojtje të mjaftueshme si dhe të luftosh me të gjithë shoqerinë për të ruajtur figurën e mjekut. Në Gjermani çdo gjë është e rregulluar me ligj dhe aty nuk ka diskutime dhe mediatizime të gjërave elementare. Figura e mjekut ëshët e respektuar, patjetër ka një përgjegjësi shumë të madhe, pra mbrohet në çdo llojë aspekti me ligj.