Koplik/ Polici pa grabitjen por nuk reagoi e as ndaloi agresorët, nisin hetimet

Një efektiv i policisë kufitare në Shkodër është vënë në hetim, pasi nuk reagoi në grabitjen e bankës në Koplik. Edhe pse u përball me mjetin e agresorëve polici nuk veproi.

Malësi e Madhe- Grabitja e një filiali banke në Koplik ka risjellë edhe një herë në vëmendje neglizhencën, apo shmangien e bluve në reagimin e shpejtë në ngjarjet që janë në zhvillim.

Nga pamjet filmike vërehet se një automjet i policisë kufitare ka kaluar pranë bankës në momentin kur grabitësit po largoheshin të maskuar dhe me armë si dhe me lekët që kanë marrë.

Madje edhe pse ka ndaluar për pak sekonda nuk ka reaguar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tashmë për këtë  situatë ka agjensia e mbiqyrjës policore  ka nisur hetimet për efektivin që ndodhej në mjet.

Sipas burimeve një grup i postashëm është ngritur për të verifikuar pozicionin e tij si dhe veprimet që ai ka ndërmarrë edhe pse duket se në momentet e para ka zënë një pjesë të rrugës.

Ndërkaq për 3 përsonat e arrestuar për ngjarjen po verifikohen dhe raste të tjera të grabitjeve.

Më konkretisht ata dyshohen të jenë autorët e hyrjes me dhunë në familjen Tinaj në Vermosh pak ditë më parë. Për këtë arsye janë marrë gjurmët e gishtërinjve dhe po krahasohen me ato të gjetura në vëndin e ngjarjes.