Ambasadorët dalin në bjeshkë/ Diplomatët në Kosovë tur në luginën e Tropojës

15 ambasadorë në Kosovë hoqën kostumin diplomatik dhe ndaluan në  Tropojë. Ftesën për vizitë në Tropojë ua bëri amabsada e Shqipërisë në Prishtinë.

Përfaqësuesit diplomatikë shijuan në veri të Shqipërisë jo vetëm bukuritë natyrore por edhe ato të ushqimit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Jeffrey M. Hovenier (Xhefri M. Hoveniwr), tha se ndihet I mahnitur me natyrën dhe me mikëpritjen.

Jeffrey M. Hovenier: Ishte një kënaqësi absolute për t’u mikpritur nga qeveria shqiptare me trupat e tjerë diplomatike për të vizituar Luginën e Valbonës dhe rajonin e Tropojës. Është thjesht e lavdishme, e bukur, e pakrahasueshme. Ne bëmë hiking ditën e djeshme në Valbonë dhe tani jemi në hidrocentralet energjetike, është thjesht e bukur, jam i nderuar të jem këtu, për të shijuar ushqimin, veçanërisht njerëzit dhe shumë faleminderit për mikërpritjen tonë.

Edhe amabsadorja e Suedisë në Prishtinë Karin Hernmarck  dhe ai I norvegjisë u shprehën të lumtur për vizitën në Luginën e Valbonës.

Karin Hernmarck: Jam shumë e kënaqur për këtë udhëtim të mundësuar nga ambasadori Qemal Minzhozi në luginën e bukur të Valbonës. E vlerësoj vërtet udhëtimin, për mikpritjen miqësore dhe natyrën e bukur, ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Faleminderit!

Jens Erik Grondahl: Patem një ditë shumë të bukur këtu në Tropojë dhe në ujëvarën fantastike në malet e Valbonës. Shumë turistë vijnë këtu në natyrën fantastike që Shqipëria ka është një vend i bukur. Ju lutem ejani ta shihni këtë.

Ambasadorët ecën për disa kilometra në këmbë gjatë lagunës, ndërsa ata vizituan edhe  hidrocentralin e Fierzës.

Ambasadorët dalin në bjeshkë/ Diplomatët në Kosovë

Ambasadorët dalin në bjeshkë/ Diplomatët në Kosovë

Ambasadorët dalin në bjeshkë/ Diplomatët në Kosovë