U fut në lum për t’u larë, 53-vjeçari në Kurbin humb jetën, shkak dyshohet arresti kardiak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (6 qershor) në Kurbin, ku një 53-vjeçar, ka humbur jetën në lum ku është futur për t’u larë.

Policia bën me dije se viktima i identifikuar si Durim Murrani, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për tu larë në lum, por për fat të keq nuk ka dalë i gjallë.

Dyshohet se Murrani, ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.

Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.