“Qeveria rrit fondin për investimet, qytetarët vuajnë”/ Tabaku: Bordet s’po zgjidhin situatën

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në seancën që po mbahet në Kuvend ka ngritur problematikën e çmimeve.

Në fjalën e saj ajo tha se bordet e ngritura nga qeveria nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur krizën, ndërsa shton se deputetët duhet të ngrejnë zërin për qytetarët, pasi këto të fundit janë në situatë vështirë.

 “Janë rritur prodhimet e shportës. Çfarë bën qeveria. Ajo bën një akt normativ ku vendos të konpesojë kompanitë e rindërtimit me 80 mln euro. Qeveria rrit me 80 mln euro bizneset e familjarëve dhe miqve. Sot çmimet në treg i përjetojnë të gjithë qytetarët, bizneset. Qeveria vendos të rishpërndajë të ardhurat shtesë në buxhet. Kush mendon për qytetarët.

Kush diskuton se çfarë përfitimi duhet të kenë qytetarët. Këto i interesojnë qytetarëve. Duhet të ketë guxim për të folur për kompanitë e karburanteve. Duhet të kesh guxim. Besoj që sot qytetarët kanë nevojë, që kushdo të ngre zërin dhe të tregojë guxim sepse për këtë jemi votuar”, tha Tabaku.